11 viktima dhe 350 persona të prekur nga koronavirusi në Itali

26 shkurt 2020 | 11:24

Italia po kalon orë të vështira nga koronavirusi. Mediet italiane raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 11, kur numri i të infektuarve është rritur në 350.

Viktima e fundit është regjistruar dje. Ajo ishte një e moshuar 76 vjeçare e cila ndërroi jetë në spital. Sipas shpërndarjes, 9 viktima janë në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy viktima numërohen në Veneto.

Edhe në vendet fqinje të Italisë janë regjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë. Pikat kufitare të Italisë me vendet fqinje kanë kontroll të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhirimet e filmit të fundit të serive ‘Missione Impossible’ me…