110 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive, 90 për qind me oksigjeno-terapi

16 prill 2021 | 23:22

Po vazhdojnë shifrat e larta të të vdekurve dhe rasteve të reja me Covid-19, kurse kapacitetet e spitaleve po shterohen. Vetëm brenda pesë ditëve të fundit kanë vdekur 65 persona në Kosovë. Ndërkaq vetëm në Klinikën Infektive të QKUK-së aktualisht po trajtohen 110 pacientë ku 90 për qind prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

“Në termin mjekësor i bjen që janë pacientë me mjekim gjysmë-intensiv dhe mjekët po vazhdojnë të japin shërbimet por 10 – 15 për qind e pacientëve që kemi kanë gjendje më të rëndë”, tha infektologu Sadiku për RTK-në.

Derisa koronavirusi po merr shumë jetë njerëzish, vaksina anti-covid po shihet si drita e vetme për ta zbutur gjendjen me pandeminë që ka goditur gjithë vendin.

Edhe Kosova ndonëse në numër të vogël ka nisur procesin e vaksinimit me AstraZeneca vaksinë e cila në shumë vende është ndaluar përkohësisht për shkak se u konstatua se po shkakton trombozë.

Por kirurgu vaskular Elmi Olluri tha për RTK-në duhet të merret pasi është i vetmi mjet që ndalon pandeminë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala, u arrestua më 16 mars…