113 të shëruar dhe tre te vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit

27 shtator 2020 | 15:01

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e infektimit me Covid-19 dhe janë shëruar 113 persona.

Po ashtu, ky institut ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur edhe 47 raste të reja me Covid.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 15 472 raste nga 65 979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 572”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar numrin e rasteve të reja me Covid sipas komunave të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, ka njoftuar IKShPK-ja.

113 TË SHËRUAR DHE 47 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Dimanche 27 septembre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Kida, ka qenë mbrëmjen e…