Osmani: Kur bashkohet vullneti i njerëzve, nuk ka pengesë që e ndal ndryshimin
29 maj 2026
| 22:05
Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani ka falënderuar qytetarët e Shtimes për përkrahje në tubimin e sotëm elektoral për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ‘kur bashkohet vullneti i njerëzve, nuk ka pengesë që ndal ndryshimin’, raporton klankosova.tv.
“Shtimja sonte ishte zjarr! Kur bashkohet vullneti i njerëzve, nuk ka pengesë që e ndal ndryshimin”, ka shkruar ajo.



