119-vjeçari, personi më i vjetër në Tunizi

04 qershor 2023 | 15:45

Hussein Al-Missaoui festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 119-të, duke u bërë kështu personi më i vjetër në Tunizi. Lamine Bouazzi, një mik i ngushtë i Al-Missaoui për tetë vite thotë se shëndetin i tij është i shkëlqyer pavarësisht moshës së thyer.

“Z. Hussein ka lindur në vitin 1904. Ai festoi ditëlindjen e tij të 119-të javën e kaluar. Përfituam nga prania e tij në shtetin Kasserine për të ndjekur gjendjen e tij shëndetësore. Ne përdorëm pajisjet e specializuara mjekësore në dispozicion për të kontrolluar zemrën e tij dhe rezultatet ishin të shkëlqyera.

Ai vuan nga presioni i gjakut, por e menaxhon atë me ilaçin më të thjeshtë të disponueshëm në të gjitha ambulancat e shëndetit publik dhe e përdor atë kur e ndjen se ka nevojë. Përveç kësaj, ka dëmtim të dëgjimit. Probleme të tilla shëndetësore zakonisht I kanë njerëzit në të 50-at ose 60-at e tyre, por shëndeti i tij i përgjithshëm është i shkëlqyer”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, e…