12 të vdekur, 142 të shëruar dhe 188 raste të reja me Covid në Kosovë

09 gusht 2020 | 15:05

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 142 persona dhe janë paraqitur 188 raste të reja me Covid-19.

Sipas IKShPK-së, në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 kanë vdekur edhe 12 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40 646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5 944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 976”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Më tutje, IKShPK-ja ka njoftuar se rastet e reja janë nga Prishtina, Ferizaj, Peja, Podujeva, Mitrovica, etj.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime”, ka njoftuar IKShPK-ja.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është…