12 të vdekur dhe 764 raste të reja me Covid në Kosovë

27 nëntor 2020 | 15:16

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 1 827 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive me Covid-19, raporton “Epoka e re”.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë dy raste (76, 66 vjeç), Prishtinë dy raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë një rast (61 vjeç), Gjakovë një rast (85 vjeç), Gjilan një rast (79 vjeç), Kamenicë një rast (86 vjeç), Klinë një rast (59 vjeç), Lipjan një rast (76 vjeç), Prizren një rast (73 vjeç) dhe Rahovec një rast (46 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 37 792 raste nga 139 699 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 975 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23 274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 543.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 60 raste, Fushë-Kosovë 46 raste, Prizren 40 raste, Gjakovë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Drenas 30 raste, Lipjan 28 raste, Pejë 28 raste, Viti 25 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 14 raste, Suharekë 14 raste, Obiliq 13 raste, Rahovec 12 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit dhe Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës në…