12 vjet shtet, Berisha lartëson figurën e Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës

17 shkurt 2020 | 15:31

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar Kosovën dhe popullin e saj me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

“Sot në këtë ditë ne nderojmë veprën e pavdekshme të arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit mendjendritur të kombit tonë, presidentit Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari, nderojmë miqtë dhe partneret tanë të Aleancës se Atlantikut të Veriut që bënë të mundur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga rrëgjimi barbar i Millosheviqit”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Gëzuar Kosovë 12-vjetorin e Pavarësisë!

Të dashur miq, sot qytetarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar festojnë 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ata përulen me nderimin më të thellë para gjakut dhe sakrificave të dhjetëra mijëra bijve dhe bijave të Kosovës, që ranë në luftëra gjatë një shekulli që Kosova të mbetej e pamposhtur dhe të bëhej e lirë dhe pavarur. Sot në këtë ditë ne nderojmë veprën e pavdekshme të arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit mendjendritur të kombit tonë, presidentit Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari, nderojmë miqtë dhe partneret tanë të Aleancës se Atlantikut të Veriut që bënë të mundur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga rrëgjimi barbar i Millosheviqit.

Në 12 vite pavarësi Kosova ka njohur një zhvillim dhe progres të gjithanshëm sa rrallë ndonjë vend tjetër në histori.

Viti qe kaloi ishte për Kosovën një vit i vështirë por përsëri ishte viti i triumfit të saj.

Gjatë vitit që kaloi ajo u përball me tradhtinë e hapur të trijkes famëzeze të Miladinit shqipfolës, Esad Toptanit të Ri dhe Baton Stanishiqit. Kosova u përballë me tradhtinë e dytë të madhe të Tiranës zyrtare.

Por viti 2019 ishte përsëri viti i ngadhënjimit te saj Ajo me guxim dhe mençuri arriti t’i shndërrojë në plehra të historisë projektet e Vuçiq dhe argatëve të tij shqipfolës të krijimit të Serbisë se Madhe nëpërmjet ndarjes dhe copëtimit të saj apo Jugosllavisë së Re me emër fallco Minishengen.

Me këto qëndrime Kosova u dëshmua faktor kryesor paqe dhe stabiliteti në Ballkan.

Ndaj sot të dashur miq le të urojmë përzemërsisht në këtë dite të madhe Kosovën dhe mbarë qytetarët, autoritetet e saj.  Gëzuar 12-vjetorin e Pavarësisë! Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Thiago Silva duke se do të jetë…