Kosova grumbulloi 477 mijë tonë mbeturina gjatë vitit 2025, rritet sasia për kokë banori

16 nëntor 2026 | 11:29

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale për vitin 2025, sipas të cilave gjatë këtij viti në Kosovë janë grumbulluar gjithsej 477 mijë tonë mbeturina komunale.

Sipas ASK-së, kjo paraqet një rritje prej 1,92 për qind krahasuar me vitin 2024.

Të dhënat tregojnë se mesatarja e mbeturinave të grumbulluara në nivel vendi ishte 301 kilogramë për banor në vit, apo 0,83 kilogramë në ditë.

Sa i përket shpërndarjes rajonale, Prishtina prin me 143 mijë tonë mbeturina, që përbëjnë 30 për qind të totalit në nivel vendi. Mesatarja në këtë rajon ishte 0,76 kilogramë për banor në ditë.

Pas Prishtinës renditet Prizreni me 91 mijë tonë ose 19,1 për qind të totalit, i ndjekur nga Mitrovica me 66 mijë tonë ose 13,8 për qind.

Ndërkaq, Ferizaj ka regjistruar sasinë më të ulët, me 40 mijë tonë mbeturina komunale, që përbëjnë 8,4 për qind të totalit.

ASK-ja vlerëson se këto të dhëna paraqesin një burim të rëndësishëm statistikor për vlerësimin e gjendjes së sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se ka…