12 vlera të jashtëzakonshme të çajit të gjetheve të Ullirit

19 maj 2021 | 13:03

Anti Diabetik, Anti Viral dhe Anti Tumorial i fuqishem.

Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në Egjiptin e lashtë. Që prej asaj kohe, ka marrë famë si një mjet shumë i fuqishëm kundër sëmundjeve. Një sërë studimesh shkencore kanë nxjerrë në pah që gjethja e ullirit rrit energjinë në organizëm, mban tensionin e gjakut nën kontroll, mbron sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar. Gjethet e ullirit nisën të përdoreshin masivisht në vitet 1800, kryesisht për të ulur temperaturën.

*Vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit:

  1. Ul tensionin e gjakut.

Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut. Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve.

  1. Përmirëson shëndetin e zemrës.

Gjethet e ullirit janë përdorur prej mijëra vitesh si tonik bimor për të garantuar shëndetin kardiovaskular. Ato ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.

  1. Është antidiabetik I fuqishëm.

Kundër Diabetit. Ekstraktet e gjethes së ullirit arrijnë të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, ky ekstrakt mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton sëmundje inflamatore siç është diabeti.

  1. Anti Tumorial i fuqishëm.

Ul rrezikun e zhvillimit të qelizave të rrezikshme.

Gjethet e ullirit luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin natyral të tumoreve. Ato përmbajnë antioksidantë dhe substance të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të rrezikshme

  1. Përmirëson funksionet e trurit.

Studimet kanë treguar që disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Demencia dhe Alzheimer. Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale dhe si rrjedhojë mbrojnë trurin nga humbja e kujtesës.

  1. Ndihmon kundër Artritit, dhe kunder reumatizmit.

Artriti është një sëmundje inflamatore. Gjethet e ullirit luftojnë inflamacionin dhe si rrjedhojë shërbejnë si një kurë natyrale kundër artritit. Për më tepër, këto gjethe ndihmojnë në uljen e dhimbjeve që shkakton kjo sëmundje.

  1. Shkatërron bakteret dhe mykun.

Gjethet e ullirit kanë aftësinë të luftojnë infeksionet, si candida, meningjitin, pneunominë, lodhjen kronike, hepatitin B, malarien, gonorenë dhe tuberkulozin. Për më tepër, këto gjethe përbëjnë një kurë natyrale kundër infeksioneve të veshit, dhëmbëve dhe traktit urinar.

  1. Përmirëson sistemin imunitar.

Gjethet e ullirit parandalojnë të ftohtin, disa viruse të rrezikshme, sëmundje të shkaktuara nga mikrobet, virozat dhe infeksionet respiratore. Përbërësit e fuqishëm të këtyre gjetheve shkatërrojnë organizmat pushtues në trup dhe nuk lejojnë viruset të riprodhohen dhe të shkaktojnë infeksione të mëtejshme.

  1. Mbron lëkurën.

Gjethet e ullirit kanë aftësinë të kurojnë dëmet e shkaktuara në lëkurë dhe shenjat e plakjes. Parandalojnë disa dëme të ndryshme të qelizave sidomos ato të shkaktuara nga oksidimi. Ushqimet dhe barishtet e pasura me antioksidantë janë fantastikë për shëndetin e qelizave dhe lëkurës.

  1. Largon yndyrën e tepërt në bark. Heq celulitet.
  2. Largon rrudhat. Ju jep njerëzve ndjesinë dhe gjallërinë e te qenurit të rinj në trup, në mendje dhe në shpirt.
  3. Rrit potencën dhe energjinë.

Rrit potencën dhe energjinë te meshkujt ashtu njëjtë edhe te femrat.

*Si të përdorni gjethet e ullirit:

-Merrni nje sasi prej rreth 20 gram me gjethe ulliri, (te thata ose te njoma)dhe zijini në rreth 200 deri 300 ml ujë për 10 minuta. Mund te pini një filxhan ne mëngjes dhe nje filxhan çaji te gjetheve te ullirit ne darke, ose më shumë në ditë për të përfituar prej tyre. Nëse nuk ju pëlqen shija, shtoni pak limon ose mjaltë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami,…