120 kopje të Kushtetutës për deputetët, organizata YIHR me aksion simbolik

08 prill 2024 | 14:11

Organizata YIHR ka mbajtur një aksion para Kuvendit të Kosovës, duke vendosur 120 kopje të Kushtetutës së Kosovës, kjo për Ditën e Kushtetutës së Kosovës.

YIHR-ja ka deklaruar se ky aktivitet nuk është thjesht simbolik, është një thirrje për veprim, një kërkesë për llogaridhënie dhe një deklaratë e përkushtimit tonë të palëkundur për drejtësi dhe barazi.

“Sot jemi mbledhë para Kuvendit të Kosovës dhe me veti kemi sjellë 120 kopje të Kushtetutës së Kosovës për 120 deputetë e deputete – jo si dhuratë  e as si dokumente të thjeshta në letër, por si rikujtim i fuqishëm për deputetët e deputetet tona rreth asaj se çka garanton dhe mbron kjo Kushtetutë – vlera të përbashkëta demokratike dhe parime të palëkundura të drejtësisë, barazisë dhe lirisë”.

“Ndërsa qëndrojmë në Kuvendin e Kosovës, ne nuk mund të injorojmë realitetet e zymta me të cilat përballet shoqëria ynë. Diskriminimi, margjinalizimi dhe padrejtësitë sistematike vazhdojnë të jenë prevalente duke cenuar mirëqenien, dinjitetin dhe të drejtat e grupeve më të margjinalizuara të shoqërisë. Femicidi po vazhdon, dhuna në baza gjinore dhe seksuale po vazhdon, homofobia po vazhdon, padrejtësitë e panumërta janë përreth nesh, dhe shteti ynë po hesht, institucionet tona bashkë me ata në krye po heshtin. Kushtetuta ynë po injorohet, përkundër faktit që qartë liston vlerat dhe të drejtat e secilit”, është thënë në reagimin e kësaj organizate.

Sipas këtij reagimi, YIHR-ja  ka theksuar se “ne refuzojmë të mbyllim sytë, dhe refuzojmë të pranojmë fjalë dhe sjellje denigruese, diskriminuese dhe cenuese nga deputetët të cilët thirren ne emër të po të njëjtës Kushtetutë që e përbuzin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen, të hënën, pas…