1203 raste aktive me koronavirus në Kosovë

28 qershor 2020 | 23:48

IKSHPK-ja bëri të ditur se janë konfirmuar edhe 87 raste të reja me Covid-19 në Kosovë ditën e diel.

Kështu vetëm këtë javë u evidentuan 508 raste të reja me koronavirus në vend. Kjo ishte java e dytë më e keqe me Covid-19 në Kosovë prej fillimit të pandemisë, dhe vetëm java e kaluar ishte më e keqe.

Tani janë 2677 raste të konfirmuara me Covid-19 në përgjithësi. 1425 janë shëruar, ndërsa 49 persona kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive është 1203, duke u bërë kështu njëri ndër vendet me më së shumti raste aktive në rajon. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve atëherë Kosova mund të kthehet në izolim total.

Në Klinikën Infektive janë mbi 100 persona të shtrirë që po marrin trajtim për Covid-19. 4 persona janë në gjendje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ftuar në emisionin ”E Diell”, deputetja Rudina Hajdari, i…