124 raste të reja me Covid dhe 49 të shëruar në 24 orët e fundit

21 tetor 2020 | 15:04

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë paraqitur 124 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Po ashtu, ky institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 49 persona, duke e quar 14 836 numrin e përgjithshëm të të shëruarave.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 124 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 770”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar numrin e rasteve sipas secilës komunë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti i kërkimeve në internet, Google, përballet me padinë më…