127 studentë kamenicas përfitojnë bursë komunale

04 dhjetor 2019 | 15:49

Komuna e Kamenicës ka publikuar të mërkurën lista e studentëve fitues të bursave për këtë vit akademik.

Kjo komunë ka bërë me dije se nga 372 studentët që kanë konkurruar për burës vetëm 127 prej tyre i kanë plotësuar kushtet.

“Nga 372 studentë të cilët kanë aplikuar për bursa, 127 prej tyre kanë plotësuar kriteret për përfitimin e këtyre bursave, ndërsa 122 prej tyre janë diskualifikuar për shkak të notës së tyre mesatare, drejtimit deficitar dhe fakultetit publik apo privat, poashtu edhe 123 studentë të tjerë janë diskualifikuar për mos përmbushjen e kushteve sipas thirrjes publike. Duke u bazuar në kushtet e thirrjes publike, kriteret e përzgjedhjes kanë qenë: Nota mesatare(varësisht nga nota mesatare është vendosur edhe numri i pikëve), drejtimi deficitar (1 pikë) dhe fakulteti publik (3 pikë)”, ka njoftuar Komuna a e Kamenicës.

Në këtë link mund t’i gjeni të dhënat e studentëve përfitues të bursave nga Komuna e Kamenicës: https://kk.rks-gov.net/kamenice/wp-content/uploads/sites/17/2019/12/37608.pdf?fbclid=IwAR0XVbRicwniutiSvkOtXiT9D2xZgLkpfkccF7WEOWxaZSuLPHo6vxLmtoM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka vizituar…