13 915 viktima në Itali, 10 348 në Spanjë nga COVID-i

03 prill 2020 | 09:36

Koronavirusi deri tash më së shumti ka marrë jetë njerëzish në Itali. Ky vend evropian regjistroi sot 13 915 të vdekur nga ky virus, kurse në gjithë botën shkaku i këtij virusi kanë vdekur 53 mijë veta, shkruan CNN. Spanja është vendi i dytë në botë me numër të të vdekurve nga ky virus. Deri tash në Spanjë janë shënuar 10 mijë e 348 raste. Shifrat e fundit tregojnë se numri i të prekurve në botë me virusin korona tashmë ka kaluar mbi një milion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina kundër koronavirusit ka kaluar me sukses testimin e parë…