13 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

21 janar 2019 | 09:15

Sot janë bërë 13 vjet prej kalimit në amshim të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës pas përballjes disa mujore me sëmundjen e kancerit.

Rugova ka qenë presidenti i parë i Kosovës dhe poashtu kryetar i LDK-së, parti që i priu nga themelimi i saj në vitin 1989 e deri në vdekje.

Pas vdekjes së tij timonin e partisë e mori Fatmir Sejdiu që poashtu u zgjodh edhe president i vendit.

Në nderim të jetës dhe veprës të Rugovës sot në Prishtinë te varri i tij do të bëhen homazhe, kurse nga partia që ka drejtuar është organizuar një akademi përkujtimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në zbulimin e…