131 pacientë me Covid, 94 prej tyre me oksigjenoterapi në Pejë

17 dhjetor 2020 | 08:35

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 131 pacientë me koronavirus, ndërsa prej tyre 24 janë në gjendje më të rëndë.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër pacientë janë në respirator (CPAP), 94 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Shtatë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 191 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Një lindje ka qenë gjatë ditës së djeshme dhe foshnja e porsalindur është e gjinisë mashkullore.

224 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3 167 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe të tilla gjëra, të padëgjuara më parë, ndodhin. Kjo…