13,236 raste aktive me koronavirus në Kosovë
14 prill 2021
| 08:31
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 98.835 raste nga 482.413 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.008 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236.
Ndryshe, sot nis procesi i vaksinimit për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit si dhe për pacientët në dializë.
Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, 10,704 persona (punonjës të institucioneve shëndetësore dhe të moshuar mbi moshën 80 vjeçare), janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca në Kosovë.