135 km/h, goditja e Rey Manajt (video)

10 mars 2024 | 14:57

Rey Manaj po kalon një edicion fantastik në Turqi.

Manaj deri më tani në fanellën e Sivassporit ka arritur që t’i shënojë 15 gola në ligë dhe katër gola në Kupën turke.

Por, edhe pse skuadra e tij humbi në shtëpi me rezultat 1:2 ndaj Alanyaspor, sulmuesi shqiptar shënoi një gol tejet të bukur.

Sipas faqes BE IN Sport në Turqi, goditja e 27-vjeçarit ishte tejet e fortë.

Kjo faqe bën të ditur se shpejtësia e goditjes ka arritur 135 km/h.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Loriana Kuka, është eliminuar nga Grand Prix Upper Austria,…