136 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, gjashtë të vdekur

12 korrik 2020 | 18:17

Në 24 orët e fundit janë kryer 991 testime ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Sipas qyteteve: Shkup-46, Kumanovë-gjashtë, Dibër-shtatë, Shtip-14, Prilep-një, Tetovë-12, Strugë-nëntë, Veles-një, Ohër-dy, Gostivar-13, Strrumicë-dy, Radovisht-dy, Krushevë-dy, Koçani-një, Probishtip-një, Demir Hisar-dy, Kratovë-një, Sveti Nikollë-pesë Kërçovë-katër dhe Resnjë-katër.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar. Gjashtë persona kanë humbur jetën, dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një nga Gostivari, njofton Alsat-M.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i javës së 30-të-të në IPKO Superligën e Kosovës…