137 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

09 gusht 2021 | 09:56

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 137 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

“100 të konfirmuar Covid-19 pozitivë,
82 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK janë të shtrirë 88 pacientë, 51 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 61 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 51 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre Covid-19 pozitivë, 21 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 9 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 14 pacientë
– Spitali i Pejës, 13 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar detaje lidhur me…