14 ambasadorë largohen nga Venezuela pas fitores së Maduros

22 maj 10:53

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është duke u përballur me pakënaqësi ndërkombëtare pasi ka siguruar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar si udhëheqës i shtetit, pavarësisht bojkotimit të rezultatit nga opozita.

Si shenjë proteste, 14 shtete duke përfshirë Argjentinën, Brazilin dhe Kanadanë kanë kërkuar largimin e ambasadorëve të tyre nga Karakasi.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione të reja ekonomike pas zgjedhjeve të së dielës, raporton “Rel”.

Venezuela po përballet me mungesë të ushqimit për shkak të krizës ekomomike andaj edhe numri i votuesve kësaj here ka qenë i vogël.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për zgjedhje të reja për “t’i dhënë fund shtypjes” së banorëve të këtij shteti.

Sidoqoftë presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar Maduron për fitoren e re, duke i uruar sukses në “zgjidhjen e problemeve ekonomike”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një…