14 gra nga komuna e Prizrenit përfitojnë grante nga “Socio- Projekti 2”

11 maj 2022 | 11:19

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus, WEntrepreneur, me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB dhe komunës së Prizrenit.

Projekti “Stabilizimi i mëtejmë i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike” i njohur gjithashtu si “Socio – Projekti 2” ka për synim vazhdimin e krijimit të një jetese të qëndrueshme dhe kushte te mira socio-ekonomike për familjet etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes gjenerimit të të ardhurave, ndërtimit të kapaciteteve, punësimit dhe mundësive të zhvillimit të komunitetit.

Palët përmes këtij projekti kanë për qëllim të sigurojnë një kornizë për bashkëpunimin e ardhshëm, duke përshkruar përgjegjësitë dhe angazhimin e ndërsjellë për të mirën e një zbatimi të suksesshëm të Projektit.

Ky projekt do t’i përgjigjet nevojave të komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë në koordinim të ngushtë me Komunën e tonë e cila jep mbështetje dhe përkushtim të plotë në zbatim të projektit.

Përfituese të këtij projekti janë 14 biznese fillestare të drejtuara nga gra të komuniteteve të ndryshme, të cilat i janë nënshtruar trajnimeve paraprake, në mënyrë që të konkurrojnë për këto grante.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se do të mbetet gjithmonë e gatshme për t’i mbështetur dhe inkurajuar të rinjtë dhe gratë në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e bizneseve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion nga Komisioni i Venecias i përbërë nga raportuesit…