Ministrja Haxhiu priti në takim anëtarët e Komisionit të Venecias

11 maj 2022 | 11:16

Një delegacion nga Komisioni i Venecias i përbërë nga raportuesit James Hamilton dhe Dan Meridor, si dhe Michael Janssen – përfaqësues nga Sekretariati i KV-së, u pritën në takim nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me qëllim të diskutimit për Projektligjin për Themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në prag të përgatitjes së Opinionit për këtë Projektligj.

Ministrja Haxhiu së bashku me anëtarët e grupit punues i njoftuan raportuesit për qëllimin e Projektligjit dhe argumentuan në secilën çështje që u adresua nga ta.

Ministrja Haxhiu falënderoi delegacionin e Komisionit të Venecias për ndihmën profesionale që po i ofrojnë Republikës së Kosovës përmes opinioneve.

Konsultimet me Komisionin e Venecias janë tejet të vlefshme dhe si të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimet në Silicon Valley në San Francisco të Shteteve të…