14 vjeçe në luftë, bashkëshortja e Rexhep Selimit: Kur ma dhanë automatikun ishte ndjenja më e mirë në jetë

12 qershor 2023 | 19:05

Shqipe Selimi ishte vetëm 14-vjeçare kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo kishte ardhur në luftë së bashku me babain e saj nga shtetet perëndimore.

Sot, në përvjetorin e nisjes së ndërhyrjes ushtarake të NATO-s që ia solli çlirimin Kosovës, deputetja e LVV-së tregoi në Frontal në T7 për emocionet e saj kur kishte ardhur

“M’u dha një automatik. Ajo ishte ndjenja më e mirë. Mënyra më e mirë për t’i thënë mirëse erdhe një ushtareje të re të UÇK-së”, tha ajo.

Bashkëshortja e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së tha se lufta ka qenë e natyrshme.

lg.php.gif“Lufta për vendin jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që kanë luftuar, ka qenë gjëja më e natyrshme”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një postimi në Facebook,…