Ambasada e SHBA-së në Kosovë: 24 vjet më parë, falë NATO-s shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi

12 qershor 2023 | 18:41

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se falë NATO-s, 24 vjet më parë, shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi.

Në shkrimin e kësaj ambasade thuhet se sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes.

“Sot, 24 vjet më parë, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, e cila solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kalendarin e festave zyrtare të shtetit nuk figuron 12…