15 të vrarë në një lokal në Afrikën e Jugut

10 korrik 2022 | 16:21

Policia afrikane kanë bërë të ditur se të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut.

Ata njoftuan se disa persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit dhe filluan të qëllonin ndaj një grupi të rinjsh dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë.

Policia bëri të ditur se ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, shkruan BBC.

Një deklaratë për shtyp policia njoftoi se personat e armatosur kishin pasurpushkë dhe pistoleta 9 mm kur hynë në lokal.

Policia është në kërkim të të dyshuarve, identiteti i të cilëve mbetet ende i panjohur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është Tecno Camon 19 Pro, i cili u prezantua…