15 vjeçari i zhdukur është gjetur në Mitrovicë

13 dhjetor 2017 | 19:56

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 15 vjeçari, Pal Hiseni, i cili nuk dihej se ku ndodhej që nga dita e djeshme rreth orës 12:30 është gjetur në Mitrovicë.

Siç kanë treguar në Polici ai ka biseduar në telefon me babanë e tij.

“Kemi një informatë nga prindi se është lajmëruar në telefon. I ka thënë se është dikund në Mitrovicë. Tash policia në bashkëpunim me familjen janë duke punuar në gjetjen e lokacionit dhe janë duke punuar që fëmijën ta marrin në duar të sigurta”, ka thënë për “Express” Krist Gjokaj, komandat i Policisë në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj,…