150 shujta të ngrohta në javë, për fëmijët në Handikos

16 janar 2019 | 10:59

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se 150 shujta të ngrohta në javë do të jenë për fëmijët në Handikos.

Ai ka thënë se fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës së Prishtinës. 

“Komuna do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre. Po punojmë së bashku për krijimin e kushteve sa më të mira, për të vegjlit tanë që kërkojnë kujdes të veçantë”, ka thënë Ahmeti. 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka filluar vitin 2019 pa buxhetin e miratuar nga…