17 do të jetë numri në fanellën e Manes

27 qershor 2022 | 16:56

Sadio Mane ka mësuar se cilin numër do të ketë në fanellën e Bayern Munchen. Ylli senegalez ka marrë numrin 17, numër që ishte i lirë te skuadra kampione e Bundesliga.

Lojtari kaloi te Bayerni nga skuadra e Liverpool, ku synon të nis një aventurë të re për të fituar tituj të tjerë. Kartoni i tij i kushtoi Bayernit 41 milionë euro.

Në një njoftim së fundmi, Bayerni prezantoi një fotografi të lojtarit, ku edhe treguan se numri 17 do të jetë në fanellën e tij.

“E zgjodha numrin 17 nga gjithë numrat që ishin të lirë te Bayerni. Synoj të festojë tituj me këtë numër”, ka thënë Mane. Mane pati numrin 10 te skuadra e Liverpool, kurse me numrin 19 luante te Southampton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka njoftuar se më 5 korrik do të…