171 raste aktive me Covid në Kosovë

25 qershor 2021 | 09:43

Dy viktima dhe 14 raste të reja me koronavirus u raportuan të enjten në Kosovë.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se të dyja viktimat u regjistruan në Komunën e Prizrenit.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,764 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak thuhet se u shëruan gjashtë pacientë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107,707, i viktimave në 2,256 dhe i të shëruarve në 105,280.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 171.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dashi Reagoni ndaj situatave, por edhe ndaj atyre që ju…