Griezmann: Nuk e di nëse do të mbetem në Spanjë

12 qershor 2019 | 15:39

Sulmuesi francez Antoine Griezmann nuk është i sigurt se do të qëndrojë në La Liga pas largimit nga Atletico Madrid.

Disa medie  kanë raportuar se ai mund të transferohej te kampionët e Spanjës, Barcelona, mirëpo edhe Paris Saint-Germain thuhet se e do asin francez.

“Ekziston një nevojë për durim, pasi që ende është herët”, ka thënë Griezmann pas fitores 4:0 të Francës ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ai ka treguar se ka nevojë  edhe për pak kohë për të vendosur për ta ardhmen e tij.

 “Nuk e di nëse do të mbetem në Spanjë. Ndoshta brenda dy javësh do të dimë diçka. Vetëm dua që të luaj futboll dhe të zbavitem”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Historike e Prizrenit (QHP) ende është duke vuajtur nga…