18 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Serbi

10 korrik 2020 | 19:11

Në Serbi gjatë 24 orëve janë shënuar 18 viktima nga sëmundja Covid-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Lajmin e bëri të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila e quajti të premten, si ditën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.

“Deri më tani situata më kritike është në Beograd, pastaj Kragujevc dhe Novi Pazar. Ne po shohim rritje dramatike të numrit të të infektuarve dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën”, ka thënë Bërnabiq.

Kryeministrja serbe tha se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve.

Më herët, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, ka thënë se kapacitetet e spitaleve ku trajtohen pacientët me Covid-19 janë mbushur.

Serbia, deri më tani, ka regjistruar mbi 17 mijë të infektuar me koronavirus. Kryeministrja serbe tha se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit kanë zbuluar se pjesa më e madhe e pacientëve…