19 u kthyen para tri ditësh, në ditët në vijim nga Kanadaja vijnë edhe 10 qytetarë

26 maj 2020 | 10:31

Ambasada e Kosovës në Kanada ka njoftuar se prej atje tri ditë më parë në Kosovë janë kthyer 19 kosovarë. “Ju njoftojmë se Ambasada e Kosovës në Otava në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Londër dhe Institucionet tjera të Kosovës kanë arritur që me datën 23 Maj 2020, të ri-atedhesojnë një grup prej 19-të personash-si raste urgjente për kthim në formë të organizuar, nëpërmjet linjës Toronto-Londër-Prishtinë, Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Përveç tyre pritet që në ditët në vijim të riatdhesohen edhe të tjerë.

“Për momentin ju njoftojmë se po angazhohemi në projektin e radhës, që në ditët në vazhdim të realizojmë (as qa na janë krijuar mundësit-tani për tani) për kthimin edhe të 10-të personave tjerë, për në Kosovë nëpërmjet Kanada-Zurich-Prishtinë.

Ju bëjmë me dije se kompanitë e përfshira në këtë proces, si fasilitatore dhe ekzekutuese të këtij/ketyre fluturimeve, do të vazhdojnë të ju telefonojnë për detajet, itineraret dhe mundësit e linjave për procedimit të biletave e detajeve tjera relevante. Ju bëjmë me dije se çështja e pronotimit të biletave do të vazhdoj të realizohet në bashkëpunim mes pasagjerit dhe kompanisë që ju telefonon, por edhe mundësive tjera që juve do mundë t’i krijoni personalisht apo edhe në bashkëpunim me agjensionin/kompanitë operuese”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo gjithmonë stilistët e famshëm tregohen të gatshëm për të…