19-vjeçari humb jetën në një aksident në Podujevë

09 dhjetor 2020 | 22:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shajkovc të Podujevës. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:30, ndërsa ishin të përfshira tri vetura dhe një traktor.

Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë lënduar 8 persona, ndërsa njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka konfirmuar për “Zërin” se viktima e këtij aksidenti është një 19-vjeçar.

“Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arrit në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001 e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është bërë futbollisti më…