Haradinaj: Kushdo që e pengon anëtarësimin në Interpol, ndihmon krimin

06 shtator 2019 | 11:49

Policia e Kosovës ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, me ç’rast ka mbajtur një ceremoni ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë institucionalë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka folur për nevojën që Policia e Kosoës t’i bashkohet Interpolit.

Ai ka thënë se bashkimi i Kosovës në këtë organizatë, përbën përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij, kushdo që e pengon këtë gjë e ndihmon krimin brenda dhe jashtë vendit.

“Policia jonë me qenë pjesë e Interpolit për me luftu krimin transnacional. Me pengu anëtarësimin e Kosovës në Interpol, i bjen me ndihmu krimin”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar edhe institucionet amerikane për bashkëpunimin e mirë e Policinë e Kosovës.

“Institucionet partnere të ShBA-së, ju falënderoj për bashkëpunimin. Policia e ruan jetën e nejrëzve të këtij vendi. Muj me thanë që njerëzit e Kosovës janë me fat që ju kanë ju”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë që ta përkrahë zhvillimin dhe rritjen e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri…