‘2 mijë euro gjobë për personat që nuk i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit’

07 prill 2020 | 14:58

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se do të gjobiten deri në 2 mijë euro të gjithë ata persona të cilët nuk do t’i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit.

“Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim: 1000-2000 euro për person fizik dhe 3000-8000 euro për person juridik. Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka! Zbatoni masat! #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka kundërshtuar…