20 kandidatë i nënshtrohen testimit me shkrim për gjyqtarë të Kushtetueses

18 nëntor 2026 | 09:52

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka filluar testimin me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në këtë institucion, raporton Ekonomia Online.

Testimit me shkrim i janë nënshtruar gjithsej 20 kandidatë, nga 22 sa kanë qenë në garë fillimisht.

Njëri nga kandidatët nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara për këtë pozitë, ndërsa një tjetër është tërhequr nga kandidimi, duke bërë që numri i kandidatëve që kanë vazhduar procesin e përzgjedhjes të jetë 20.

Testi me shkrim do të zgjasë 90 minuta, ndërkaq mediat janë lejuar të marrin pamje para fillimit të testimit.

20 kandidatë i nënshtrohen testimit me shkrim për gjyqtarë të Kushtetueses

20 kandidatë i nënshtrohen testimit me shkrim për gjyqtarë të Kushtetueses

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shpend Ahmeti ka thënë se dënimi i dytë në Gjykatën…