20 milionë të infektuar me koronavirus në botë

10 gusht 2020 | 08:42

Numri i të infektuarve me koronavrius në botë ka kaluar 20 milionë. Sipas “worldometers”, deri më sot në mëngjes janë regjistruar 20 023 522 persona pozitivë. Nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 733 995, ndërsa janë shëruar gati 13 milionë pacientë nga Covid-19. Numri i rasteve aktive është 6 391 539, kurse mbi 600 mijë llogariten se janë në gjendje kritike për jetën.

ShBA-ja vazhdon të ketë numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve si pasojë e Covid-19, me rreth 5.2 milionë raste dhe mbi 165 mijë të vdekur.

Në Kosovë deri më sot janë shënuar 10 247 raste pozitive, kurse kanë vdekur 327 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolona të gjata në kufirin me Shqipërinë janë regjistruar edhe…