20 të vrarë në Kolumbi nga përleshjet mes bandave dhe ushtrisë

01 gusht 2023 | 08:57

Të paktën 20 persona u vranë pasi personeli ushtarak kolumbian u përlesh me disidentët e FARC dhe bandën kriminale Clan del Golfo në pjesë të ndryshme të vendit, thanë autoritetet të hënën.

Luftimet në provincën Cauca, në Komunën e Argelia, vranë 12 luftëtarë nga një grup disident i rebelëve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), tashmë të çmobilizuara, tha ushtria e Kolumbisë. Grupet disidente FARC refuzojnë një marrëveshje paqeje të nënshkruar me shtetin në vitin 2016.

Një ushtar mbeti i vrarë gjithashtu gjatë luftimeve, të cilat u zhvilluan në një rajon malor që është i rëndësishëm për trafikun e drogës.

Diku tjetër, shtatë anëtarë të Klanit del Golfo – i njohur gjithashtu si Forcat Vetëmbrojtëse të Gaitanistas të Kolumbisë (AGC) – u vranë kur trupat sulmuan një nga kampet e tyre në provincën Choco.

Ushtria e Kolumbisë kapi armë me rreze të gjatë, municione dhe pajisje komunikimi gjatë sulmit, tha një zëdhënës ushtarak, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kharkivi është qëlluar sërish nga dronët rusë, njoftuan zyrtarët shtetërorë,…