20 viktima nga përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe

18 prill 2024 | 09:02

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC.

Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar në botë, atë Ndërkombëtar të Dubait.

Ky aeroport, këshilloi pasagjerët të mos paraqiteshin, pasi pistat ishin të përmbytura me ujë.

Në Oman, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze në Saham, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 19 që nga e diela.

Më shumë se 270 fluturime për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait të mërkurën janë anuluar, sipas të dhënave të Flight Aëare.

Ndërsa, edhe 370 fluturime të tjera janë vonuar.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave të Emergjencave të Emirateve të Bashkuara Arabe, lëshoi një paralajmërim përpara stuhisë, duke u thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Qeveria u tha gjithashtu punonjësve të saj, që të punonin nga shtëpia dhe shkollat private u këshilluan të kryenin mësim në distancë.

Në Oman, më shumë se 1,400 njerëz janë evakuuar në strehimore. Shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur si masë paraprake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të ditës së sotme është dëgjuar…