200 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael dhe 232 palestinezë në Gaza

08 tetor 2023 | 08:27

Të paktën 200 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael dhe 232 palestinezë në Gaza, që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm mëngjesin e të shtunës, raporton shërbimi i shpëtimit emergjent të Izraelit, Zaka.

Sipas një bilanci paraprak, të paktën 1,452 persona kanë mbetur të plagosur, tha ministria izraelite e shëndetësisë.

Ndërkaq, më shumë se 1600 janë plagosur në Gaza, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

Izraeli filloi sulmet ajrore në territor si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit herët në mëngjes.

Hamasi pretendon se ka kapur dhjetëra izraelitë, duke përfshirë ushtarë, dhe videot e vërtetuara nga CNN tregojnë disa nga konfiskimet dramatike.

Ndërsa, ushtria izraelite ka pranuar se janë marrë pengje.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme. Po ashtu, presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi më herët një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku konfirmoi se mbështetja e SHBA për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Biden dënoi grupin militant Hamas për fillimin e një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit, duke theksuar se: “Nuk ka asnjëherë justifikim për sulmet terroriste.”

Sipas Biden, SHBA-të do të kenë mbështetjen e Izraelit. “Ne do të sigurohemi që ata të kenë ndihmën për të cilën qytetarët e tyre kanë nevojë dhe ata mund të vazhdojnë të mbrojnë veten,” tha presidenti.

Presidenti amerikan dekurajoi palët e tjera armiqësore ndaj Izraelit, nga shfrytëzimi i sulmeve në avantazhin e tyre.

“Bota po shikon”- paralajmëroi udhëheqësi amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të…