Zidane: Nuk na duhet portier i ri

06 janar 2018 | 17:50

Zinedine Zidane ka insistuar se Real Madridit nuk i duhet një portier i ri këtë muaj edhe pse është lidhur me transferimin e Kepa Arrizabalagas.

Gazeta “Marca” ka raportuar të premten se Kepa ka kaluar testet mjekësore me Realin dhe ka mbetur vetëm marrëveshja me Athletic Bilbaon për 23-vjeçarin, por Zidane e ka bërë të qartë se do të vazhdojë me Keylor Navasin dhe Kiko Casillan deri në verë.

“Ronaldo? Nuk mund ta mendoj Real Madridin pa Cristianon. Nuk e shoh atë duke luajtur për një ekip tjetër. Portier? Si trajner, mund të them se nuk kemi nevojë për portier”, ka thënë Zidane.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ndryshe nga moti ekstrem i ftohtë që ka kapluar veriun…