Nënkryetari i komunës së Prishtinës në uniformë të UÇK-së

22 qershor 2018 | 00:32

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka pritur në takim disa bashkëluftëtarë.

Xhevdet Qeriqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Selim Pacolli ka qenë pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka dhënë një kontribut të madh në luftën për liri.

“Me Selimin biseduam për problemet dhe hallet me të cilat po përballen kategoritë e luftës, duke u bazuar në sinqeritetin e tij, jam i bindur se secilen kerkesë të tyre do ta shqyrtoj seriozisht dhe do t’u dalë në ndihmë në bazë të kompetencave që ia lejon ligji”, ka shkruar Qeriqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjen Ahmeti me rastin e…