AAK-ja bëhet me 12 nënkryetarë (Dokument)

25 korrik 2018 | 19:26

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia ka propozuar Këshillit Drejtues për aprovim përbërjen e re të Kryesisë së kësaj partie.

AAK-ja do të ketë 12 nënkryetarë dhe tre sekretarë.

Besnik Tahiri është caktuar sekretar i përgjithshëm i AAK-së.

Edhe Donika Kadaj-Bujupi është caktuar sekretare organizative e AAK-së. Ndërkaq sekretar ekzekutiv është caktuar Lulzim Leci, raporton “Epoka e re”.

Nënkryetarë të AAK-së janë:

Ardian Gjini, Ahmet Isufi, Pal Lekaj, Gazmend Abrashi, Blerim Kuçi, Ali Berisha, Teuta Haxhiu, Muharrem Nitaj, Smajl Latifi, Magbule Shkodra, Time Kadrijaj dhe Diellza Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kupa e Botës në Rusi ka kënaqur tifozët me 169…