Seanca e 6 tetorit, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka mujt me dalë prej Parlamentit atë natë pa kry punë
Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur edhe përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në mënyrë që vendi të mos shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Rreth 20 ditë para kësaj date, çdo natë, sheshet e Prishtinës ishin të mbushura me protestues që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë në Hagë.
E ditët e fundit para datës 6 tetor, protestat edhe u përshkallëzuan në dhunë mes protestuesve e forcave policore, pasi këta të parët kërkonin me ngulm ndryshimet në Ligjin për Specialen.
Madje edhe në natën kritike të 6 tetorit, shumë forca policore rrethuan Kuvendin, madje numër i madh i tyre u fut edhe brenda tij. Por, me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, protesta u ndal.
Haradinaj, në Rubikon të Klan Kosova, tha se
“Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”, tha Haradinaj.
Ndiqeni deklarimin e Haradinajt:



