Lista Serbe nuk i voton gjashtë projektligje

02 nëntor 2018 | 11:55

Deputetë të Listës Serbe nuk do t’i votojnë gjashtë ligjet e parapara në rendin e ditës  së seancës së sotme.

Këtë e ka bërë me dije në fillim të seancës nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Sipas rendit të ditës për votim ishin paraparë raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, Projektligji për Noterinë në lexim të dytë, propozim-rezoluta nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Hekurudhat e Kosovës, Projektligji për shërbimet postare në lexim të dytë dhe Projektligji për miniera dhe minerale, në lexim të dytë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Astrid Prange de Oliveira “Boll me fake news dhe me…