Tërmeti godet sërish Shqipërinë, lëkundje 2.6 ballë në Shkodër

24 nëntor 2018 | 09:06

Një lëkundje e lehtë me magnitudë prej 2.6 ballësh është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit ka qenë në Shkodër, rreth 11 kilometra në jugperëndim të fshatit Dedaj.

Lëkundja ka qenë e lehtë dhe është ndjerë shumë pak në qytet, por edhe në zonat përreth, ndërsa deri tani nuk ka raportime për dëme.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ata që mund të përfitojnë më shumë nga lufta ekonomike…