Shteti që përndjek familjarët e çlitimtarëve? Ky është inkuizicion politik i paparë!
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit, duke ngritur shqetësime për, siç e ka cilësuar ajo, përndjekjen e familjarëve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Ajo ka reaguar ndaj arrestimit të nipit, të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në “Facebook”, Ismaili-Ahmeti ka thënë se një qasje e tillë përbën, sipas saj, “një inkuizicion politik të paparë dhe të papranueshëm”.
“Shteti që përndjek familjarët e çlirimtarëve? Ky është një inkuizicion politik i paparë dhe i papranueshëm!”, ka shkruar ajo.
Reagimi i saj:
Shteti që përndjek familjarët e çlirimtarëve?
Ky është një inkuizicion politik i paparë dhe i papranueshëm!
Mesazhi që përcillet, në sytë e mi, shkon deri në Hagë: të rëndohet edhe më shumë goditja ndaj Hashim Thaçit.
Kjo logjikë përveç që synon kriminalizimin e luftës çlirimtare, shton edhe stigmatizimin e familjarëve të çlirimtarëve.
Por dinjiteti nuk nënshtrohet!
Shikojeni! 👇



