Thaçi: Në Berlin as nuk u varros dhe as nuk u lind ideja e korrigjimit të kufijve
08 maj 2019
| 20:01
Presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Top Channel” ka thënë se në Samitin e Berlinit “as nuk u varros dhe as nuk u lind korrigjimit të kufijve”.
“Ai samit ishte takim i zakonshëm i dëgjimit të deklaratave të pushtetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe zotimet për të ardhmen evropiane”, ka thënë Thaçi.
Më tej, presidenti i Kosovës shtoi: “Unë jam ideator i korrigjimit të kufijve dhe do të insistoj në çdo samit që do të mbahet. Qëndrimi i SHBA-së është i qartë: nuk ka vija të kuqe”.
Në lidhje me deklaratën e Vuçiqit, i cili tha se nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse e vrasin, Thaçi u shpreh: “Është deklaratë populiste sepse Vuçiç e di që e ka kusht njohjen e Kosovës për të ardhmen evropiane”.



